Aktualitet

Përfshihet nga flakët zona pranë magazinave të Bashkisë Lezhë, tymi mbulon vendin

Nga flakët dhe mbetjet zona është mbuluar nga një tym i zi. Zjarrfikësit ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

22 Qershor 2025, 13:23 Nga N.F
Përfshihet nga flakët zona pranë magazinave të Bashkisë
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Një zjarr i madh ka rënë në orët e para të mëngjesit zonën pranë magazinave të Bashkisë Lezhë, në afërsi të kryqëzimit të Rrilës. Raportohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe ku prej kohësh depozitohen mbetje ndërtimi dhe inerte.

Nga flakët dhe mbetjet zona është mbuluar nga një tym i zi. Zjarrfikësit ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi u shpreh se zjarri ka rënë rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe ka përfshirë një hapësirë ku depozitohen mbetje të riciklueshme, të grumbulluara nga ndërmarrja e shërbimeve.

Zefi shtoi se pritet që situata të neutralizohet plotësisht brenda ditës dhe të mos ketë më prani tymi në zonë, ndërkohë që bashkia, në bashkëpunim me organizatën GIZ, po punon për ngritjen e një qendre të posaçme për trajtimin e këtyre mbetjeve, duke shmangur kështu dërgimin e tyre në landfill.

 

 

zjarr ne lezhe

Sondazh

Poll