Aktualitet

Digjet transformatori në një nënstacion elektrik në Lezhë, qindra banorë ngelen pa energji elektrike

Konkretisht banorët në Njësitë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin dhe Shënkoll në Lezhë janë pa energji elektrike që prej mëngjesit.

21 Qershor 2025, 22:01 Nga r.ll
Digjet transformatori në një nënstacion elektrik në
foto ilustrues

LEZHË- Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike.

Konkretisht banorët në Njësitë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin dhe Shënkoll në Lezhë janë pa energji elektrike që prej mëngjesit.

Sipas raportimeve, për zgjedhjen e kësaj situatë janë angazhuar mjete dhe punonjës të Operatorit të Transmetimit të Energjisë Elektrike. Ata po  punojnë  për zëvendësimin e transformatorit të djegur dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.

digjet transformatori ne lezhe

Sondazh

Poll