Aktualitet

Përfshihet nga një zjarr masiv zona pyjore në Malaj të Mirditës, zjarrfikësit në luftë me flakët prej dy orësh

Terreni i vështirë dhe era kanë vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikëses, ndërsa dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht. 

21 Qershor 2025, 21:21 Nga r.ll
Përfshihet nga një zjarr masiv zona pyjore në Malaj të
foto nga vendngjarja

MIRDITË- Një zonë pyjore në Malaj të Mirditës është përfshirë ditën e sotme nga një zjarr masiv. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikësë dhe prej dy orësh po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. 

Terreni i vështirë dhe era kanë vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikëses, ndërsa dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht. 

Një vatër zjarri u raportua më herët gjatë ditës në Karbunarë në disa plantacione me agrume dhe ullishte. Flakët e përhapura edhe nga era e fortë, kanë djegur edhe disa magazina të vogla të fermerëve të zonës. 

zjarr ne mirdite

Sondazh

Poll