Aktualitet

Temperatura të larta dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

22 Qershor 2025, 07:08 Nga N.F
Temperatura të larta dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot
Foto

TIRANË- Territori shqiptar do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore-Juglindore. Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 10°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Për pasojë brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll