Aktualitet

Plas sherri në një lokal në Pogradec, dy persona përfundojnë në spital nga goditjet me gota, tre të tjerë shoqërohen në komisariat

Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. 

21 Qershor 2025, 17:39 Nga r.ll
Plas sherri në një lokal në Pogradec, dy persona
foto ilustruese

POGRADEC- Një konflikt mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në lagjen nr.1, në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve zyrtare policore, dy persona kanë përfunduar në spital pas sherrit për shkak të plagëve të shkaktuara nga goditja me gotë. 

Ndërkohë nga ana tjetër tre persona janë shoqëruar në komisariat lidhur me ngjarjen. Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Pogradec / Informacion paraprak

Në lagjen nr. 1, Pogradec, pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, janë dëmtuar me gota shtetasit M. Xh. dhe K. N., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit A.K., N.Ç dhe D.Xh, janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

konflikt ne pogradec policia e pogradecit

Sondazh

Poll