Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan, automjet del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e tensionit të lartë (FOTO)

Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin për shkak të një parakalimi të gabuar të një furgoni që i ka prerë rrugën

21 Qershor 2025, 17:31 Nga r.ll
Aksident në aksin Fier-Levan, automjet del nga rruga dhe përplaset me
aksidenti

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Levan. Një automjet tip "Ford" ka dalë nga rruga në vendin e quajtu "Qafa e Koshovicës" dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.

Sipas raportimeve, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin për shkak të një parakalimi të gabuar të një furgoni që i ka prerë rrugën. 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

aksident ne fier-levan

Sondazh

Poll