Aktualitet

Përfshihen nga zjarri plantacione me agrume dhe ullishte në Karbunarë, zjarrfikësit në vendngjarje

Flakët e përhapura edhe nga era e fortë, kanë djegur edhe disa magazina të vogla të fermerëve të zonës. 

21 Qershor 2025, 17:18 Nga r.ll

Përfshihen nga zjarri plantacione me agrume dhe ullishte në

KARBUNARË- Plantacione me agrume dhe ullishte janë përfshirë nga zjarri në periferi të Karbunarës. Flakët e përhapura edhe nga era e fortë, kanë djegur edhe disa magazina të vogla të fermerëve të zonës. 

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit.

Sipas raportimeve, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental. Bëhet gjithashtu me dije se zjarrfikësit kanë ndaluar përhapjen e zjarrit drejt serave të shumta dhe vreshtave.

zjarr ne karbunare

Sondazh

Poll