Aktualitet

Dyshohet se dhunoi ish-gruan dhe goditi me grushte bashkëjetuesin dhe kunatin e saj, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Mësohet se denoncimi është bërë në policinë e Tiranës nga ish-gruaja e 39-vjeçarit.

21 Qershor 2025, 14:46 Nga M.B
Dyshohet se dhunoi ish-gruan dhe goditi me grushte bashkëjetuesin dhe
Foto ilustruese

TIRANA-Një 39-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se në bashkëpunim me kushëririn e tij ka dhunuar ish-gruan bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e këtij të fundit. Mësohet se denoncimi është bërë në policinë e Tiranës nga ish-gruaja e 39-vjeçarit.

Bëhet me dije se ajo ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj mbrëmjen e djeshme, së bashku me kushëririn e tij e kanë dhunuar. Gjithashtu ka deklaruar, se ata kanë goditur me bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e këtij të fundit. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe kushëriri i tij i 39-vjeçarit.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. Xh., 39 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. L., 30 vjeç(kushuriri i 39-vjeçarit) pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasja B. Xh(ish-bashkëshortja e shtetasit E. Xh), se 39-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Astir ka ushtruar dhunë ndaj saj si dhe sëbashku me kushuririn e tij kanë goditur me grushte bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e bashkëjetuesit shtetasit, F. P dhe E. P.

Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. P dhe E. P, pasi gjatë konfliktit mbrëmjen e sotme kanë goditur me grushta shtetasin E. Xh.

tirana

Sondazh

Poll