Aktualitet

Aksident në Maliq, automjeti përfundon i përmbysur në anë të rrugës, drejtuesi niset drejt spitalit

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Benz” është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”.

21 Qershor 2025, 13:37 Nga M.B
Aksident në Maliq, automjeti përfundon i përmbysur në
Foto nga vendi i ngjarjes

MALIQ- Një aksident ka ndodhru sot në fshatin Nizhavec, në njësinë administrative të Maliqit, nga ku mësohet se janë përplasur dy automjete dhe një prej tyre ka përfunduar i përmbysur në një fushë pranë rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Benz” është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”. Si pasojë e përplasjes, bëhet me dije se është dëmtuar drejtuesi i “Volkswagen”-it, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll