Sport

VIDEO/ Rrebesh shishesh në “Loro Boriçi” tifozët e Vllaznisë bëjnë “target” gjyqtarin Kridens Meta

25 Janar 2020, 17:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Rrebesh shishesh në “Loro Boriçi” tifozët e

LAÇ– Po luhet aktualisht takimi për javën e 19-të, mes Vllaznisë dhe Laçit, dy skuadrat janë në kërkim të tre pikëve për tē mos humbur terren në klasifikim. Në minutën e 63’ ka protesta në stadium pasi shkodranët pretenduan për penallti për prekje topi me dorë ndaj Domgjonit pas një harkimi nga e djathta. Meta bëri me shenjë që loja të vazhdojë.

Vendim i dyshimtë të arbitrit që sollën kontestime nga ana e futbollistëve, por edhe tifozërisë në shkallët e stadiumit, që shprehu zemërimin me hedhjen e shisheve në fushën e lojës. Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz u mundua disi të qetësonte tifozët. Një situatë aspak e denjë ajo e krijuar në një “teatër” të futbollit si stadiumi “Loro Boriçi” dhe me një tifozëri si ajo shkodrane ,që gjithmonë është shquar për korrektesën dhe mbështetjen maksimale në drejtim të ekipit.

(e.c/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kridens meta loro borici vllaznia kridens meta loro borici vllaznia

Sondazh

Poll