Sport

13 vite pritjeje për të mundur Barcelonën, Valencia e kthen “Mestallan” në festë (VD)

25 Janar 2020, 17:37 Nga DOSJA
13 vite pritjeje për të mundur Barcelonën, Valencia e kthen

SPANJË– Valencia do e mbajë mend datën 25 janar. Në “Estadio de Mestalla” ekipi i Celades mposhti Barcelonën me shifrat 2-0.Duket vërtet qesharake epoka e re e Setien, që e dominon kundërshtarin në mbajtjen e topit, por në asnjë nga tre ndeshjet e para nuk ka bindur me rezultatin, madje as ndaj Ibizas për Kupë.

Gomez do të gabonte nga pika e bardhë në minutën e 12, ndërsa autogoli i Albas në të 48, i hapi rrugë fitores. Gomez do të shfajësonte veten për gabimin e pjesës së parë, duke ndalur topin në rrjetë në minutën e 77. Pas kësaj humbje, Reali ka mundësinë të marrë kreun e La Liga, ndërsa Setien duhet të ndryshojë menjëherë skemën e tij, pasi dominimi i madh ndaj kundërshtarit nuk po i sjell asgjë tjetër veçse shifrave të parëndësishme. Valencia nuk fitonte brenda në shtëpi qê prej 18 shkurtit të vitit 2007.

(E.C/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona valencia barcelona valencia

Sondazh

Poll