Sport

Një tjetër klub i Premier League-s mund të përfundojë në duart e sheikëve

25 Janar 2020, 19:27 Nga DOSJA
Një tjetër klub i Premier League-s mund të përfundojë

ANGLI– Raportohet se klubi i Newcastle është shumë pranë shitjes dhe Princi i Arabisë Saudite Mohamed bin Salman mund të marrë për 340 milion £ klubin anglez. “Magpies” është në pronësi të Mike Ashley që nga viti 2007 dhe përkundër një numri propozimesh në të kaluarën, biznesmeni i Sports Direct ka mbetur në krye.

Raportet e reja nga Wall Street Journal thonë se shteti i Arabisë Saudite, konkretisht Fondi i Investimeve Publike, është në negociata dhe një marrëveshje mund të vijë në ditët në vijim. Në vendin e tij Mohamed bin Salman është shumë i njohur, tabloidet britanike raportuan se kishte si synim të blinte Manchester United për 3 miliard £, por familja Glazer nuk u bind për t’a shitur.

Çfarë do lloj marrëveshje për Newcastle do të ishte një projekt shumë më i lirë, me shumë mundësi në një klub që ka ngecur kohët e fundit.

(e.c/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport newcastle princi i arabisë saudite mohamed bin salman newcastle princi i arabisë saudite mohamed bin salman

Sondazh

Poll