Sport

Trajneri i Bayernit e shpreh hapur interesimin për lojtarin e Juventusit

25 Janar 2020, 18:18 Nga DOSJA
Trajneri i Bayernit e shpreh hapur interesimin për lojtarin e Juventusit

Emre Can deri para pak ditësh dukej se po transferohej te Borussia Dortmund, por gjërat mund të ndryshojnë rrugës. Trajneri i Bayern-it, Hansi Flick, ka shtuar zërat për një rikthim të mesfushorit të Juventusit në Mynih.

Lojtari me origjinë turke dëshiron të grumbullohet me Gjermaninë në Kampionati Europian 2020 dhe i nevojiten minuta loje deri në qershor. Rrugëtimi i tij në karrierë ka nisur pikërisht te Bayern dhe po mendon të rikthehet atje, ngaqë te Juventusi nuk i garantohet aktivizim i rregullt.

“Meqë merkatoja është akoma e hapur, asgjë nuk mund të përjashtohet si mundësi. Kam një ide të qartë për Canin si lojtar. Ai është një profesionist dhe lider në fushë. Mendoj se do të ishte i mirë për çdo ekip në botë”, ka deklaruar Flick.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bayern can merkato bayern can merkato

Sondazh

Poll