Sport

Thatësirë në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Laçi ndajnë nga një pikë

25 Janar 2020, 19:24 Nga DOSJA
Thatësirë në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe

SHKODËR– Vllaznia dhe Laçi kanë ndarë nga një pikë në duelin  luajtur sot në Shkodër, i cili nuk ka parë fitues pas barazimit 0-0 mes dy ekipeve. Pjesa e parë ishte nën nivel, ndërsa e dyta u ndez sidomos me iniciativat e Vllaznisë, e cila kërkoi më me ngulm të merrte pikë përballë tifozerisë së vet, por skuadra e Jonuz nuk arriti të gjente të hapësira për të gjetur rrjetën edhe pse duhet thënë se portieri i Laçit Stazhilla ishte ne superformë.

Nga një pikë për çdo ekip nuk ndryshon shumë situatën e tyre, thjesht konfirmon se ky kampionat ka një balancim ekstrem dhe diferencat e ekipeve janë shumë të vogla duke ngjeshur renditjen e kampionatit e lënë gjithçka të hapur deri në fund.

(E.C/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport loro borici vllaznia loro borici vllaznia

Sondazh

Poll