Sport

Trajnerit Pioli po i vjen edhe një talent, Milani e huazon nga Benfica

25 Janar 2020, 17:44 Nga DOSJA
Trajnerit Pioli po i vjen edhe një talent, Milani e huazon nga Benfica

Milan këtë merkato janari kanë qenë shumë aktiv. Pasi kanë afruar lojtarë si Ibrahimovic, Kjaer dhe Begovic, kuqezinjtë ende janë në kërkim të lojtarëve të cilët mund të ndihmojnë skuadrën.

Radhën tashmë e kanë talentet. Sipas mediave italiane, emri i përmendur në Milano është talenti Florentino, i cili luan te Benfica. Ai është portugez, luan si mesfushor dhe është vetëm 20 vjeç.

Maldini dhe Boban kanë nisur bisedimet me klubin luzitan, duke synuar që ta huazojnë deri në fund të sezonit në “San Siro”. Deri tani janë bërë disa biseda edhe me agjentin e Florentinos, i cili duket dakord për kalimin e djaloshit në Serie A. Mbetet për t’u gjetur gjuha e përbashkët ndërmjet klubeve.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport janar merkato milan janar merkato milan

Sondazh

Poll