Sport

Lajm i mirë për klubet shqiptare, UEFA shton një tjetër kompeticion

25 Janar 2020, 16:17 Nga DOSJA
Lajm i mirë për klubet shqiptare, UEFA shton një tjetër

TIRANË– Kupa e Europës zgjeron gjeografinë në vendet ku futbolli është ende në zhvillim. Sipas formulës së re të hartuar nga UEFA edhe futbolli shqiptar do të përfitojë nga ndryshimet që do të aplikohen gjatë periudhës 2021-2024 për Ligën e Kampionëve, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës. Ndryshimi kryesor qëndron në faktin se Shqipëria, ashtu si çdo vend tjetër në nivelin e futbollit tonë, do të ketë më shumë mundësi për t’u përfaqësuar me minimalisht një skuadër në fazën e grupeve të një prej tre kompeticioneve të sipërpërmendura.

Përveç përfitimeve më të mëdha financiare, ndryshimi do të ndikojë drejtëpërdrejtë edhe në motivimin e klubeve dhe si pasojë edhe zhvillimin e mëtejshëm të futbollit pasi përmes këtij formati, të paktën 34 federata do jenë të përfaqësuara në fazën e grupeve, në një prej kompeticioneve. Sipas FSHF, Liga e Kampionëve  do të organizohet në garën me 32 ekipe të ndarë në 8 grupe me 4 ekipe dhe në total 125 ndeshje në 15 javë ndeshjesh. aktualisht Shqipëria renditet në vendin e 38 të UEFA-s dhe nëse ndarja do të bëhej sot, atëherë vendi ynë do të vazhdojë të përfaqësohet me 4 ekipe në Kupat e Europës me ndryshimin e vetëm që ekipi fitues i Kupës dhe dy skuadrat e tjera do të marrin pjesë në Ligën e Konferencës dhe jo në Ligën e Europës.

Formula komplikohet më tej pasi me eliminimin nga Liga e Kampioneve në raundin e parë skuadra zbret në Ligën e Konferencës ndërsa eliminimi në raundin e dytë ose edhe më pas në Ligën e Kampioneve, zhvendoset automatikisht në Ligën e Europës. Shanse ka edhe për ekipin kampion që nëse eliminohet në Raundin Play-Off të Ligës së Europës atëherë kalon në Fazën e Grupeve të Ligës së Konferencës. Risia më e madhe është padyshim Liga e Konferencës që synon të shtojë sa më shumë numrin e ndeshjeve europiane dhe si pasojë edhe të ardhurat për klubet e kontinentit.

(E.Ç/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport klubet shqiptare liga e kampioneve uefa klubet shqiptare liga e kampioneve uefa

Sondazh

Poll