Sport

“E quaj turp të madh që Ibra nuk e ka fituar një herë ‘Topin e Artë’”

25 Janar 2020, 10:03 Nga DOSJA
“E quaj turp të madh që Ibra nuk e ka fituar një herë

Alberto Zaccheroni ka vetëm fjalë të mira për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic. Ish-trajneri i Milanit pret ditë fantastike me suedezin te “Djalli”, sepse sipas tij ky futbollist është ndryshe nga të tjerët.

“Zlatan ka rikthyer qetësinë te Milani. Ai është një lider. Për nga mënyra si u prezantua, Zlatan ndihet si Pioli. Pavarësisht se nuk e ka më lëvizshmërinë e dikurshme, është gjithmonë vendimtar”, ka deklaruar Zaccheroni për mediat italiane.

“Mendoj se është turp i madh fakti që nuk ka fituar kurrë ‘Topin e Artë’. Ai ka lënë shenjën e tij kudo ku ka luajtur. Messi dhe Cristiano nuk arrinin t’i spostonin ekuilibrat e një skuadre si ai. Askush nuk ka fituar aq shumë kampionate radhazi”, ka shtuar Zaccheroni.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ibrahimovic milan zaccheroni ibrahimovic milan zaccheroni

Sondazh

Poll