Sport

Milani heq dorë nga Paqueta, një klub tjetër është gati të paguajë rrogën e tij

24 Janar 2020, 21:23 Nga DOSJA
Milani heq dorë nga Paqueta, një klub tjetër është gati

Lucas Paqueta nuk përshtatet dot me futbollin italian. 22-vjeçari u transferua me bujë te Milani, por ky sezon ka rezultuar krejtësisht dështim.

Milani ende beson se braziliani mund të rritet me kalimin e kohës, kështu që për momentin ka pranuar huazimin e tij dhe jo shitjen përfundimtare. Flamengo raportohet se është gati të paguajë një pjesë të rrogës së lojtarit.

Agjenti i tij, Eduardo Uram, ka një interes tjetër. Ai do që Paqueta të luajë në një skuadër europiane. Flamengo sipas tij do të ishte një hap mbrapa, sepse mesfushori më parë ka qenë pikërisht atje.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport merkato milan paqueta merkato milan paqueta

Sondazh

Poll