Sport

Dëmtoi keq kofshën, një gjë fshihet në buzëqeshjen e yllit Mane kur del nga spitali

25 Janar 2020, 13:05 Nga DOSJA
Dëmtoi keq kofshën, një gjë fshihet në buzëqeshjen

Sadio Mane do t’i mungojë për rreth tri ndeshje Liverpool-it pas dëmtimit në ndeshjen me Wolves. Skuadra e kuqe fitoi 2-1 ndaj “Ujqve”, por humbi përkohësisht një nga lojtarët kryesorë të saj.

Senegalezi u detyrua të linte fushën i dëmtuar. Dje ai u pa duke dalë nga spitali me një mik të tijin. Kamerat u fokusuan te fytyra e tij e qeshur, por lajmet nuk janë të mira. Ai duhet ende të bëjë disa ekzaminime të tjera dhe deri tani rezulton se për rreth dy javë nuk mund të luajë.

Mane ka dëmtuar kofshën dhe për këtë trajneri Jurgen Klopp u ngacmua dy herë nga gazetarët. Gjermani u mjaftua me një fjali tipike të tij në konferenca: “Nuk kam informacione të mëtejshme”.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport liverpool mane spital liverpool mane spital

Sondazh

Poll