Sport

Milani fiton ndeshjen e tretë radhazi, Rebic i jep zjarr “Djallit” me golin e tij

24 Janar 2020, 21:47 Nga DOSJA
Milani fiton ndeshjen e tretë radhazi, Rebic i jep zjarr

Pas suksesit 3-0 në Kupën e Italisë kundër SPAL-it, sot Milani fitoi 1-0 ndaj Brescias në kampionat. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e kuqezinjve në Serie A.

Djemtë e trajnerit Pioli nuk e patën të lehtë në transfertën e sotme dhe iu falën sulmuesit Rebic për 3 pikët e radhës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola. Për këto 45 minuta vlen të përmendet një rast i suedezit Ibrahimovic, i cili fali pritësit pas pasimit të mbrojtësit krijues Hernandez.

Rebic nisi të luajë në fillimin e pjesës së dytë dhe loja ndryshoi dukshëm. 26-vjeçari shënoi golin e fitores në minutën e 71-të dhe Brescia nuk arriti të reagojë për të barazuar rezultatin.

Kjo fitore e Milanit ishte shumë e rëndësishme psikologjik. Skuadra kuqezi tani po ndërton një identet të vetin.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport brescia milan rebic brescia milan rebic

Sondazh

Poll