Sport

Shënoi dy golat e shpëtimit, Griezmann ka një premtim për Barcelonën

25 Janar 2020, 09:57 Nga DOSJA
Shënoi dy golat e shpëtimit, Griezmann ka një premtim për

Ditët kur Antoine Griezmann cilësohej lojtar i papërshtatshëm për Barcelonën kanë mbaruar. Sulmuesi francez tani e ka marrë veten dhe po bëhet pjesë efektive e skuadrës katalanase.

Kampioni i botës shënoi dy golat e fitores 2-1 kundër UD Ibizaz në Kupën e Mbretit në mesjavë, kështu që meritat i duhen njohur. Në një intervistë të fundit, ai ka theksuar se ndihet mirë në “Camp Nou” dhe ka bërë edhe një premtim.

“Jam shumë i lumtur që po luaj këtu. Babai im është shumë krenar që më sheh në një stadium si “Camp Nou”. Dua të shkruaj historinë me Barcelonën. Do të punoj fort dhe do të jem i rëndësishëm për këtë klub”.

“Do të shënoj më shumë dhe do të asistoj më shumë për shokët e skuadrës”, është shprehur Griezmann, vlera e të cilit është bërë domethënëse pas dëmtimit të yllit Luis Suarez.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport babai barcelona griezmann babai barcelona griezmann

Sondazh

Poll