Sport

Klopp: Më duket se e kam gjetur arsyen pse Shaqiri dëmtohet shpesh

25 Janar 2020, 10:15 Nga DOSJA
Klopp: Më duket se e kam gjetur arsyen pse Shaqiri dëmtohet shpesh

Jurgen Klopp ndihet keq për faktin që Xherdan Shaqiri nuk ka mundur të tregojë veten këtë sezon. Fajin e kanë kryesisht dëmtimet. Edhe pse të vogla (për fatin e mirë të mesfushorit shqiptar), ato e kanë penguar ish-lojtarin e Bayern-it për t’u përmirësuar.

Shaqiri edhe këtë fundjavë është i dëmtuar dhe nuk do të mund të luajë të dielën. “Dëmtimi nuk është i rëndë, por thjesht i mjaftueshëm për ta ndalur. Ne punojmë që të mos kemi situata të tilla vazhdimisht, por deri më tani nuk e kemi gjetur zgjidhjen”, ka deklaruar trajneri i Liverpool-it.

Gjermani e ka një ide pse Shaqiri dëmtohet shpesh. “Mbase ka arsye të ndryshme për dëmtimin e tij. Xherdani është një lojtar shumë i veçantë në pjesë të ndryshme të trupit. Fiziku i tij është ndryshe nga i gjithë të tjerëve që kam parë. Ka muskuj të pabesueshëm”.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport klopp muskujt shaqiri klopp muskujt shaqiri

Sondazh

Poll