Sport

Dy emra në listën e verës, Klopp duket i dashuruar pas spanjollëve!

24 Janar 2020, 20:22 Nga DOSJA
Dy emra në listën e verës, Klopp duket i dashuruar pas

Jurgen Klopp ka një skuadër të përkryer, por e mira nuk ka fund. Liverpool po i bën gjërat mirë këtë sezon, pasi është kryesues i Premier League dhe, pse jo, mund edhe ta fitojë sërish Champions League.

Trajneri gjerman, sidoqoftë, mendon për të ardhmen. “El Desmarque” ka zbuluar emrat që ai po mendon për merkaton dhe ka jo pak surpriza. I preferuari i Klopp-it është mesfushori i Real Madridit, Isco. Klubi anglez ka bërë ofertën e parë prej 56 milionë eurosh, deri tani e refuzuar nga “Los Blancos”. Presidenti Florentino Perez do mbi 70 mln euro për lojtarin e kombëtares spanjolle.

Emri tjetër në “shportën” e gjermanit është mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz. 23-vjeçari është një lojtar brilant për të ndihmuar ofensivën e kuqe, por kostoja e tij është akoma edhe më e madhe.

Ruiz nuk po luan sezonin më të mirë të mundshëm te Napoli këtë sezon, por Klopp ia ka vënë syrin dhe mund të bëjë një ofertë të parezistueshme për të në merkaton e verës, nëse Isco do të jetë një opsion i pamundur.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport klopp liverpool merkato klopp liverpool merkato

Sondazh

Poll