Sport

Januzajn do e shohim që në janar në Serie A, agjenti i tij tregon negociatat

24 Janar 2020, 18:34 Nga DOSJA
Januzajn do e shohim që në janar në Serie A, agjenti i tij tregon

Adnan Januzaj është më afër se kurrë transferimit në kampionatin italian të futbollit. Sulmuesi anësor këtë sezon ka vuajtur minutat te Real Sociedad dhe po mendon largimin.

Deri tani, klubi më i interesuar për shërbimet e lojtarit me origjinë shqiptare është Roma. Klubi verdhekuq e kërkon për të zëvendësuar mesfushorin e dëmtuar në gju, Nicolo Zaniolo.

Agjenti i 24-vjeçarit, Dirk De Vriese, ka sqaruar situatën e krijuar në ditët e fundit. “Aktualisht ne jemi në kontakte me Romën dhe po merremi me këtë punë. Po diskutohet formula e transferimit. Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje”, ka deklaruar ai.

Januzaj pritet të huazohet me të drejtë blerjeje te Roma dhe pagën e lojtarit gjatë huazimit do e marrë përsipër 100% Roma, pa asnjë bonus shtesë.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport adnan januzaj merkato serie a adnan januzaj merkato serie a

Sondazh

Poll