Aktualitet

Kryepeshkopi Joan pritet të zhvillojë një vizitë në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll, ja delegacioni që do ta shoqërojë

Bëhet me dije se Kryepeshkopi do të shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga hierarkë të lartë të Kishës Orthodhokse Shqiptare, përfshirë Mitropolitin e Fierit dhe Apolonisë, Nikolla, Mitropolitin e Beratit, Asti, Hirësinë e Tij Episkopin e Krujës, Anastas, si dhe klerikë dhe përfaqësues të botës akademike.

11 Qershor 2025, 13:25 Nga M.B
Kryepeshkopi Joan pritet të zhvillojë një vizitë në
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani

TIRANA- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se nga data 13 deri më 17 qershor 2025, Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, imzot Joan Pelushi, do të kryejë një vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll.

Bëhet me dije se Kryepeshkopi do të shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga hierarkë të lartë të Kishës Orthodhokse Shqiptare, përfshirë Mitropolitin e Fierit dhe Apolonisë, Nikolla, Mitropolitin e Beratit, Asti, Hirësinë e Tij Episkopin e Krujës, Anastas, si dhe klerikë dhe përfaqësues të botës akademike.

Delegacioni do të përfshijë gjithashtu Protosingjelin e Kryepiskopatës, Atë Jani Mërkuri, Epítropin Arkieratik të Mitropolitisë së Gjirokastrës, Kryedhakonin Johan Koroveshi dhe profesorin Andrea Rëmbeci, njëherësh drejtor i Fondacionit “Frymë Dashurie”.

Gjithashtu bëhet me dije se vizita zhvillohet në kuadër të traditës së vizitave paqësore që Primatët e Kishave Orthodhokse realizojnë në selinë e Patriarkanës Ekumenike, e cila gëzon vendin e parë të nderit ndër Kishat Orthodhokse.

NJOFTIM:

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se nga dt. 13 deri më 17 qershor 2025, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, së bashku me një delegacion, do të kryejë vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll.

Delegacioni do të përbëhet nga Mitropoliti i Fierit dhe Apollonisë, Hirësi Nikolla; i Beratit, Hirësi Asti; Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi, njëkohësisht Protosingjel i Kryepiskopatës së Shenjtë; Protopresviter Atë Jani Mërkuri, Epitrop Arkihieratik i Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës; Kryedhjakoni Johan Koroveshi dhe z. Andrea Rëmbeci, Profesor i Universitetit të Tiranës dhe drejtor i Fondacionit “Frymë Dashurie”.

Vizita kryhet në kuadrin e vizitave tradicionale paqësore që kryejnë Primatët e Kishave Orthodhokse, që nisin nga Patriarkana Ekumenike, e cila mban vendin e parë të nderit, dhe vijojnë në të gjitha Kishat Orthodhokse.
Kjo vizitë është shprehje e unitetit të Kishës në Shpirtin e Shenjtë.

kryepiskopi i tiranës durrësit dhe i gjithë shqipërisë imzot joani

Sondazh

Poll