Aktualitet

"Blemë një pistoletë TT 1 mln lekë"/ Tafani tregon si vrau Albi Bashaliun: Qëllova 6 herë

Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, Tafani ka treguar me detaje momentin nga blerja e armës dhe deri te ekzekutimi i Bashaliut.

11 Qershor 2025, 12:17 Nga I.A
"Blemë një pistoletë TT 1 mln lekë"/ Tafani tregon
Artan Tafani

TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut. Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, Tafani ka treguar me detaje momentin nga blerja e armës dhe deri te ekzekutimi i Bashaliut.

Gjatë fjalës së tij, Tafani ka theksuar se kanë blerë një pistolete tip TT 1 milion lekë tek Bledar Berberi. Më pas ka deklaruar se në drejtim të Bashaliut ka qëlluar 6 herë me pistoletë, ku dy nga plumbat e kanë kapur në gjoks dhe 4 në kurriz. 

“Për vrasjen blemë një pistolete tip tt 1 milion lekë tek Bledar Berberi. Kishim dhe një armë tjetër me fishekë shumë te vegjël që nuk u përdor në vrasje. Fishekët e tt i mbaruam, ne momentin që doli pronari i lokalit nxora këtë armën e vogël thjesht për ta trembur. Ne drejtim të Bashaliut qëllova 6 herë. Mbaj mend që 2 herë e qëllova në gjoks dhe 4 herë në kurriz”, tha Tafani.

albi bashaliu artan tafani

Sondazh

Poll