Aktualitet

U paraqit sot në SPAK, ish-Rektori i Universitetit të Tiranës: Dhashë sqarime për kohën kur kam qenë te Banka e Shqipërisë

Pasi ka dalë nga SPAK, Kule ka treguar arsyen pse sot u paraqit atje. 

11 Qershor 2025, 12:15 Nga M.B
U paraqit sot në SPAK, ish-Rektori i Universitetit të Tiranës:
Dhori Kule në SPAK

TIRANA- Pedagogu i Fakultetit të Ekonomikut, ish-Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ndërkohë, pasi ka dalë nga SPAK, Kule ka treguar arsyen pse sot u paraqit atje. Ai ka deklaruar para mediave se ishte për të dhënë sqarime për kohën kur ka qenë te Banka e Shqipërisë për hetimin që bëhet për mikrokreditë.

“Isha për të dhënë sqarime për kohën kur kam qenë te Banka e Shqipërisë për hetimin që bëhet për mikrokreditë”, tha ai.

dhori kule

Sondazh

Poll