Aktualitet

"Isha nën shoqërinë e Laert Haxhiut"/ Artan Tafani: Dilnim dreka e darka. Makinat i grabisnim duke u hequr si policë

Duke folur në seancën e sotme në GJKKO, Tafani ka theksuar se qëndronte gjithmonë nën shoqërinë e Laert Haxhiut, ku shkonin në udhëtime dhe për dreka e darka. 

11 Qershor 2025, 13:10 Nga I.A
"Isha nën shoqërinë e Laert Haxhiut"/ Artan Tafani:
Artan Tafani

TIRANËI penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar disa episode që kanë ndodhur pas vrasjes së Albi Bashalliut. Duke folur në seancën e sotme në GJKKO, Tafani ka theksuar se qëndronte gjithmonë nën shoqërinë e Laert Haxhiut, ku shkonin në udhëtime dhe për dreka e darka

Ndërkohë që ka treguar dhe mënyrën se si i siguronin makinat që përdornin për vrasjet. Tafani ka theksuar se hiqeshin si policë dhe më pas u grabisnin makinat, qytetarëve me dhunë.

“Pas vrasjes së Bashaliut qëndroja gjithmonë nën shoqërinë e Laert Haxhiut. Shkonim në Sarandë, në Valbonë, dilnim nëpër restorante për dreka dhe për darka. Gjatë kësaj kohe Laert Haxhiu na thotë që duhet të grabisim një makinë, dolëm për të parë në Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Rrogozhinë. Ku të shikonim makinë që na pëlqente, ndalonim dhe e merrnim, dy herë e kemi bërë.

Një makinë e morëm afër “Palma Novës”, një tip “Benz”, që na pëlqeu. I thamë “Ndal, policia!”: Ishte një çift që po rrinin mbrapa. Unë u prezontova si polic, i thashë keni parkuar keq dhe duhet të dilni nga makina. Ai çuni e kuptoi që ne do i merrnim makinën dhe na tha sa lekë doni, pasi e kuptoi që ne nuk ishim policia. Unë kisha pistoletën në dorë dhe e kapa nga krahu, i thashë dil jashtë. E godita një herë atë,” tha ai.

artan tafani laert haxhiu

Sondazh

Poll