Aktualitet

EMËR+ VIDEO/ Tentoi të vjedhë në një makinë gjatë natës, arrestohet 36-vjeçari në Kavajë

Bëhet e ditur se Gazmir Gexha është ndaluar teksa po largohej me një automjet që drejtonte pa leje drejtimi. Mjeti rezulton në pronësi të shtetasit S. B., 39 vjeç, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor në këtë tentativë vjedhjeje dhe aktualisht është shpallur në kërkim.

11 Qershor 2025, 12:10 Nga E. D
EMËR+ VIDEO/ Tentoi të vjedhë në një makinë
pamje nga arrestimi

KAVAJË- Një 36-vjeçar është arrestruar nga Poliica e Kavajës, pasi u kap duke tentuar të vidhte sende personale nga një automjet i parkuar në fshatin Luz i Vogël. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar.  Bëhet e ditur se Gazmir Gexha është ndaluar teksa po largohej me një automjet që drejtonte pa leje drejtimi. Mjeti rezulton në pronësi të shtetasit S. B., 39 vjeç, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor në këtë tentativë vjedhjeje dhe aktualisht është shpallur në kërkim.

 

Gjithashtu mjeti është sekuestruar si provë materiale, ndërsa ndaj të dyshuarve po hetohet për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. Policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vidhte në një automjet, gjatë natës, vihet në pranga 36-vjeçari.

36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë, duke u larguar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi. Shpallet në kërkim pronari i këtij automjeti, i dyshuar si bashkëpunëtor i 36-vjeçarit.

Sekuestrohet automjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetas, se kishin tentuar të vidhnin në automjetin e tij, në fshatin Luz i Vogël, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nga hetimet dyshohet se mbrëmjen e djeshme, shtetasi G. G. ka tentuar të vjedhë sende personale nga automjeti i parkuar pranë një karburanti, në fshatin Luz i Vogël.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë e kanë kapur në flagrancë shtetasin G. G., duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin në pronësi të shtetasit S. B., i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i 36-vjeçarit, për këtë vjedhje.

Në vijim  të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi G. G., 36 vjeç, banues në Kosovë, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 39 vjeç. Punohet për kapjen e tij.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

policia e kavajes

Sondazh

Poll