Aktualitet

"Morëm 50 mijë euro"/ Tafani rrëfen vrasjen e Albi Bashaliut: Viktima ishte në një makinë që shiste pula

Tafani ka treguar logjistikën e ngjarjes, nga shkuarjet në Peqin me makina me qira për të identifikuar viktimën deri tek ekzekutimi dhe largimi nga vendngjarja.

11 Qershor 2025, 11:57 Nga I.A
"Morëm 50 mijë euro"/ Tafani rrëfen vrasjen e Albi
Artan Tafani

TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut. Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, Tafani ka treguar me detaje mënyrën sesi është organizuar dhe realizuar vrasja e Albi Bashaliut.

Tafani ka treguar logjistikën e ngjarjes, nga shkuarjet në Peqin me makina me qira për të identifikuar viktimën deri tek ekzekutimi dhe largimi nga vendngjarja. Pas vrasjes, Tafani tha se grupi është shpërblyer me 30 mijë euro, shumë që u soll nga Qamil Haxhiu, babai i Laertit, dhe që u nda në tri pjesë midis Laert Haxhisë, Lulzim Arapit dhe vetë Tafanit.

"Pasi mbaruam punë nuk na ndezi makina “Audi” që kishim. Mora “Benzin” gri me targa greke. Pasi kaluan Kavajën, kam çmontuar armën, në atë kohë kalonin dhe makina të tjera që sduhet të na shikonin që hidhnim pjesë të armës. Kur erdhëm në Tiranë kemi lënë Benzin në Astir dhe për të humbur gjurmë, kemi ecur në këmbë.

Kemi marrë 30 mijë euro, na ka sjellë i ati i Laertit, Qamil Haxhiu dhe atë 30 mijë i kemi ndarë në 3 pjesë; unë, Lulzim Arapi dhe Laerti. Këto lekët i ka dhënë një person që e thërrisnin Limi, me të cilin para ngjarjeve fliste Laerti me të. Pas një muaji erdhën edhe lekët e tjera, dy herë nga 10 mijë, na i solli Qamili, babai i Laertit.  I ati i Laertit, Qamili një herë në dy tre muaj vinte tek ne dhe qëndronte disa ditë," tha Tafani.

artan tafani albi bashaliu

Sondazh

Poll