Aktualitet

"E vendosi Luli por nuk shpërtheu..."/ Tafani tregon urdhrat e Laert Haxhiut: Na kërkoi të vendosnim tritol në banesën e dy vëllezërve në Lushnjë

Tafani ka deklaruar se me porosi të Laert Haxhiut ka shkuar së bashkë me Lulëzim Arapi në banesën e dy vëllezërve në Lushnjë për të vënë një sasi tritoli.

11 Qershor 2025, 13:17 Nga E. D
"E vendosi Luli por nuk shpërtheu..."/ Tafani tregon urdhrat e
Artan Tafani

TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, ka treguar urdhërat e Leart Haxhiut. Tafani ka deklaruar se me porosi të Laert Haxhiut ka shkuar së bashkë me Lulëzim Arapi në banesën e dy vëllezërve në Lushnjë për të vënë një sasi tritoli.

Sipas dëshmisë së tij, këtë porosi ua kishte dhënë Laerti, pasi ky i fundit pretendonte se njëri prej vëllezërve kishte strehuar Xhulio Shkurtin, kundërshtarin e Haxhiut. Gjithashtu Tafani theksoi se tritolin e kishte vënë Arapi, por plani i tyre nuk u finalizua pasi sasia e lëndës eksplozive nuk shpërtheu.

“Dy vëllezërve në Lushnjë afër spitalit i vumë tritol tek dera. Sipas Laertit, një nga këta kishte strehuar Xhulio Shkurtin dhe sipas Laertit duhet t’i vendosnim edhe për provë. E vura unë dhe Lulëzim Arapi këtë tritolin, mbaj mend që ka qenë janar 2022.

Mora një makinë me qira tek Sofra e Ariut një Golf 5 dhe u nisem për në Lushnjë, mbas orës 10 të natës. Na tha Laerti që t’ia vendosim tek dera e shtëpisë, banesa ndodhej pas spitalit të Lushnjës. Emrat nuk më kujtohen të pronareve të shtëpisë, por janë dy vëllezër qe kanë vila të bukura. Tritolin e vendosi Luli, por nuk shpërtheu, plasi vetëm kapsolla”, tha ai.

artan tafani

Sondazh

Poll