Aktualitet

"Kujtim Metën e qëllova 8 herë, tentoi të ikte"/ Tafani: Përdora një pistoletë 'Zastava', Kujtimin e njoha nga Facebooku

Gjatë fjalës së tij në GJKKO, Tafani ka theksuar se Meta ishte nën vëzhgim nga Dorian Shurdhi, por që ky i fundit refuzoi ta vriste për shkak se identifikohej nga kamerat. 

11 Qershor 2025, 13:13 Nga I.A
"Kujtim Metën e qëllova 8 herë, tentoi të ikte"/
Artan Tafani

TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar detaje mbi atentatin ndaj Kujtim Metës. Gjatë fjalës së tij në GJKKO, Tafani ka theksuar se Meta ishte nën vëzhgim nga Dorian Shurdhi, por që ky i fundit refuzoi ta vriste për shkak se identifikohej nga kamerat. 

Tafani më pas ka vazhduar duke thënë se atentatin e ka kryer ai, pasi këmbënguli Laert Haxhiu. Me një pistoletë “Zastava” me silenciator, Tafani tha se e ka qëlluar 8 herë Kujtimin në një lokal që ky po pinte kafe. 

“Tentuam sërish të vrisnim Kujtim Metën dhe në vezhgim po e mbante Dorian Shurdhi. Por Dorian Shurdhi nuk deshte ta vrisnim, sepse kishte frikë se identifikohej nga kamerat e sigurisë. Unë me Laertin flisja në telefon dhe i tregoja për situatën dhe ai filloi të shante Dorianin dhe këmbëngulte që të bëhej vrasja. Më pas Laerti më dha informacion se Kujtimi ishte afër një lokali dhe më tha shko afrohu se e ke aty. Isha me një kapele në kokë dhe një pistoletë tip “Zastava” me silenciator. Shkova tek dera e lokalit, Kujtimi ishte duke pirë kafe i vetëm, unë Kujtimin e kisha parë nga Facebook, ma kishte treguar Laerti dhe e njoha. Sapo e pashë nxora armën dhe e godita drejt dhe ai hidhet nga karrigia dhe përpiqet të ikë, unë e qëllova prapë, i qëllova me 8 fishekë," tha Tafani.

kujtim meta artan tafani dorian shurdhi laert haxhiu

Sondazh

Poll