Politike

Protesta e 16 Marsit, Lulzim Basha: Ka filluar numërimi mbrapsht

13 Mars 2019, 16:20 Nga DOSJA
Protesta e 16 Marsit, Lulzim Basha: Ka filluar numërimi mbrapsht

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nisur numrimin mbrapsht, ndërsa nga ndajnë 3 ditë nga protesta e paralajmëruar për tu mbajtur më 16 mars.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha ka publikuar një foto me sfond flamurin kuqezi dhe kronometër që numëron ditë, orët dhe minutat që kanë mbetur nga protesta.

Kryedamokrati ka shkruar si formë paralajmërimi ndaj kryeministrit Edi Rama: “Ka filluar numërimi mbrapsht”.

Kujtojmë se Lulzim Basha është shprehur se protesta e 16 marsit do të jetë më e madhja e zhvilluar ndonjëherë, ndërsa ka paralajmëruar se do të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë. (Lexo këtu)

Kujtojmë se opozita dorëzoi mandatet më 21 shkurt në Kryesinë e Kuvendit e mbështetur nga mijëra protestues. Sipas opozitës, djegia e mandateve ishte e vetmja rrugë që kishte mbetur, ndonëse e konsiderojnë si vendim të vështirë. Për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, djegia e mandateve është e vetmja rrugë për rikthimin e ligjshmërisë në zgjedhje dhe në Kuvend.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha numërimi mbrapsht lulzim basha numërimi mbrapsht

Sondazh

Poll