Politike

Myslim Murrizi i ashpër: Gej perversë dhe spurdhjakë, dalin hanë m*t nëpër studio. Do bashkoj votën time me këdo

13 Mars 2019, 12:23 Nga DOSJA
Myslim Murrizi i ashpër: Gej perversë dhe spurdhjakë, dalin

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar mjaft ashpër ndaj të zgjedhurve të kryeopozitarit Lulzim Basha dhe korrektimit kombëtar. Në një status në Facebook, Murrizi i cili u përjashtua nga Partia Demokratike ka shpërthyer në të shara, teksa shprehet se do ta bashkojë votën e tij edhe me dreqin nëse do të ishte e mundur.

“Listat e hapura dhe korrektimi kombetare. Ky eshte ligji zgjedhor qe i duhet shqiperise per te shpetuar nga diktaturat partiake dhe qeverisese. Partite politike dhe liderat imagjinare, provojne veten. Qytetaret shqiptare zgjedhin me vote perfaqesuesit e tyre. Spurdhjaket politik e provojne se sa ju vlen lekura perpara qytetareve.

Pastaj te shohim se do te kete kurajo dhe moral çdo parazit fb ti quaj demokratet turme??? Shohim se keta qe japin mend kryetareve dhe hane m neper studio a do jen dot ne kuvend? Shohim se a do te dalin me gej pervers qe te japin pretencen per deputetet qe nuk ngjajne me kete kategori funderrinash?? A do te munden me te jene faktore fytyra te urryera dhe amorfe vetem pse bilbilosin neper ekrane?? Ky ligj zgjidh perfundimisht edhe kapjen e partive politike nga nje tufe individesh pa vlera njerezore, morale, familjare, burrerore dhe shoqerore.

Kurre nuk ka guxuar pd dhe tufa e kermijve qe ka emeruar basha rreth tij, te artikulojne nje fjale te vetme per te ndryshuar sistemin. Sepse ndryshimi i sistemit, flak ne puseta te ujrave te zeza tufen qe mban pas brezit lidhur kryetari i çdo partie. Vetem per te rrezuar kete sistem zgjedhor do te bashkoj voten time ne kuvend edhe me dreqin,”- shkruan Murrizi.

Murrizi nuk pranoi t’i bashkohej vendimit të opozitës, pasi sipas tij, kjo binte ndesh me perspektivën e tij euroatlantike. (Lexo këtu). Menjëherë pas këtij akti, PD vendosi përjashtimin e tij nga çdo post në PD. (Lexo këtu).

Opozita e bashkuar vendosi të digjte mandatet si hap ekstrem në kërkesat e saj për largimin e qeverisë Rama. Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet vendore dhe ato qendrore, pasi sipas opozitës në këto kushte, qeveria ka mundësinë të blejë sërish zgjedhjet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike murrizi perjashtohet nga pd myslim murrizi opozita djeg mandatet partia demokratike murrizi perjashtohet nga pd myslim murrizi opozita djeg mandatet partia demokratike

Sondazh

Poll