Politike

Rama padi ndaj Berishës, kërkon 100 mijë lekë shpërblim

13 Mars 2019, 13:27 Nga DOSJA
Rama padi ndaj Berishës, kërkon 100 mijë lekë shpërblim

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka depozituar sot një padi Sali Berishës për shpifje dhe kërkon shpërblim dëmi moral. Mësohet se shefi i qeverisë kërkon nga ish-kryeministri si shpërblim moral shumën prej 100 mijë lekësh.

Padia e kryeministrit kundër Berishës po shqyrtohet nga gjyqtarja Fida Osmani dhe seanca e parë është mbajtuar sot në Gjykatën e Tiranës. Sipas informacioneve mësohet se seanca e radhës në do të zhvillohet në datën 11 prill 2019.

Më tej mësohet se objekt i kësaj padie është akuza e Berishës për kryeministrin në lidhje me marrëveshjen e Detit me Greqinë. Gjithsej Rama ka depozituar në gjykatë 40 padi për shpifje ku në qendër të tyre janë deputetët e opozitës.

Numri një i qeverisë ka krijuar dhe një fond të veçantë për të gjitha lekët që do të fitohen nga gjyqet për shpifje. Sipas Ramës të gjitha lekët do të shkojnë për ndërtimin e shkollave dhe kopshteve, por dhe blerjen e librave për fëmijët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 100 mije leke shperblim akuzat per marreveshjen me greqine edi rama padia kunder berishes sali berisha 100 mije leke shperblim akuzat per marreveshjen me greqine edi rama padia kunder berishes sali berisha

Sondazh

Poll