Politike

Flamur Noka: Po të ishte gjallë Azemi, s’do rreshtohej kurrë me maxhorancën

13 Mars 2019, 15:01 Nga DOSJA
Flamur Noka: Po të ishte gjallë Azemi, s’do rreshtohej

SHKODËR- Ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka komentuar sot vendimin e deputetes së PD-së, Rudina Hajdari, e cila nuk pranoi të dorëzojë mandatin.(Lexo këtu)

Sipas Nokës, të rreshtohesh krah Edi Ramës, do të thotë të jesh në anën e gabuar të historisë. Nga Shkodra Noka ka thënë se po të ishte Azemi nuk do të reshtohej kurrë në krahun e maxhorancës.

Zonja Hajdari ka folur vetë për veten e vet, si çdokush tjetër. Sot çdokush flet me gjeste dhe me veprime. Të rreshtohesh në krah të Edi Ramës do të thotë se je në anën e gabuar të historisë. Po të ishte Azem Hajdari vetë, të jeni të sigurt se nuk do të rreshtohej kurrë në krahun e tyre.

Flamur Noka

Ndërkohë që i pyetur për atë që po cilësohet si “opozita e re”, ish-ministri tha se:

Opozita janë institucionet e opozitës. Opozita është bërë njësh me qytetarët. Edi Rama ka blerë votat dhe siç po blen votat, po blen edhe deputetë. Ata janë numra, sepse votën e qytetarëve e përfaqëson opozita, e cila është me qytetarët dhe ka braktisur atë institucion i cili për fatin e keq nuk është një institucion i cili përfaqëson qytetarinë shqiptare, por është një institucion i cili përfaqëson bandat dhe krimin e organizuar. Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore pse ne nuk mund të pranojmë të rrimë aty, me përfaqësuesit e bandave, me përfaqësuesit e korrupsionit, me përfaqësuesit e krimit. Ne si opozitë jemi përfaqësues të qytetarëve, jemi përfaqësues të vullnetit të tyre. Dhe këto dy vullnete nuk mund të rrinë bashkë. Kjo është arsyeja pse ne jemi sot këtu, kjo është arsyeja pse ne sot i bëjmë thirrje shqiptarëe të përmbysin këtë regjim, i cili po mundohet të blejë gjithçka. Dhe këto blerje të numrave, se ata nuk quhen deputetë, janë blerje me para droge, krimi.

Flamur Noka

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites flamur noka rudina hajdari shkoder djegia e mandateve te opozites flamur noka rudina hajdari shkoder

Sondazh

Poll