Politike

Incident para mbërritjes së Zaev/ Çfarë nuk i pëlqeu Kryeministrit tek truproja e nderit (FOTO)

13 Mars 2019, 15:38 Nga DOSJA

TIRANË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në para se të mbërrinte Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në Pallatin e Brigadave, mes shefit të qeverisë shqiptare dhe njërit prej truprojave të nderit.

Në një moment, ndërsa Rama priste mbërritjen e homologut Zoran Zaev, lëviz drejt trupës së Gardës së Republikës, ndërsa ndalon tek një prej truprojave të nderit. Diçka nuk i pëlqen tek ai, ndërsa e shikon nga koka tek këmbët dhe i thotë diçka. Në këtë moment afrohet një tjetër persona, që siç duket është përgjegjës për trupën dhe bisedon me Kryeministrin, i cili për asnjë çast nuk e shqet shikimin nga truproja e nderit, ndërsa në fytyrë duket qartë nervozizmi i dhe ngrysja e tij.
Këto momente janë fiksuar nga foto reporteri i Dosja.al, Bekim Bici, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Se çfarë mund ta ketë mërzitur Kryeministrin, këtë mund ta thotë vetëm ai.

Sot Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ishte sot në Tiranë ku zhvilloi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Zaev foli për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj për t’u anëtarësuar në NATO. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama incident para mbërritjes së zaev rama nervozohet me truprojën takimi i ramës me zaev edi rama incident para mbërritjes së zaev rama nervozohet me truprojën takimi i ramës me zaev

Sondazh

Poll