Politike

Braçe ‘raprezalje’ drejtorëve: Punonjësit në kafe, rregulloni gjendjen brenda marsit, ose do shkriheni! Parazitët jasht

13 Mars 2019, 12:39 Nga DOSJA
Braçe ‘raprezalje’ drejtorëve: Punonjësit në

TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe ka zhvilluar një mbledhje mëngjesin e kësaj të mërkure me drejtuesit e Inspektoriatit të Punës, Shërbimit Social, Sigurimet Shoqërore dhe Zyrat e Punës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Braçe ka nisur mbledhjen që në orën 08:00 të mëngjesit dhe tha se në zyrat e Punës në Durrës nuk ka gjetur askënd në punë.

Braçe ka shkuar më tej, dhe ka thënë se zyra e Durrësit do të shkrihet e gjitha nëse situata nuk rregullohet brenda muajit Mars.

“Dua ta nis me ju z.Kryeinspektor i inspektoriatit! Më dt.5 mars ora 8:10 isha në zyren e inspektoriatit të punës në Durrës per inspektim, aty gjeta vetëm një grua në tavolinën e punës. 8 punonjësit e tjerë përfshirë drejtuesin mungonin, ishin në kafe me siguri, i prita 10 minuta asnji nuk erdhi. Jo pa qëllim këtë takim e thërrita në orën 8:00 në Kryeministri zotëri! Orari zyrtar për të gjithë punonjësit e këtij shteti nis në orën 8:00. Kryeinspektor! Ajo zyrë do shkrihet e gjitha! Do bëhet nga e para, brenda Marsit, mbledhjen tjetër nuk dua justifikime! Ata punonjës që rrinë në kafe leri të prehen në kafe! Nuk i duam! Qartë?!”-ka thënë Braçe.

Në fund të mbledhjes, Braçe ka thënë se do të shkojë vetë në 61 bashki për të inspektuar.

“Dhe për ta mbyllur! Do ju vizitoj të gjithëve! Një nga një! Në 61 bashki, i vetëm me shoferin tim! Respektoni orarin zyrtar ose…e dini vetë”!-bëjnë me dije burime për Dosja.al.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike administrata erion brace inspektoriati i punes zyrat e punes administrata erion brace inspektoriati i punes zyrat e punes

Sondazh

Poll