Politike

Zaev në Tiranë: Mbledhim qeveritë në verë, heqim kontrollet e dyfishta

13 Mars 2019, 13:49 Nga DOSJA
Zaev në Tiranë: Mbledhim qeveritë në verë, heqim

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ishte sot në Tiranë ku zhvilloi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Zaev foli për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Maqedonisë në rrugën e saj për t’u anëtarësuar në NATO.

Në një ceremonial të shkurtër që zgjati disa minuta, Zaev i shoqëruar nga delegacioni i tij u prit nga kryeministri Edi Rama. Më pas në një konferencë të përbashkët për mediat, nuk munguan as deklaratat politike.

Zaev tha se deri pak muaj më parë ishte në opozitë, por nuk zgjodhi rrugën që ka zgjedhur opozita shqiptare atë të djegies së mandateve. (Lexo këtu).

Zaev tha se i ka lutur ndërkombëtarët që t’i jepnin Maqedonisë një datë për hapjen e bisedimeve.

“Siç e thashë ne ishim opozitë para 21 muajsh, ky nuk është larg për tu kujtuar se çfarë ndodhi madje të bëjmë paralele me vendin tuaj. ne jemi miq të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, por në kohën kur unë isha opozitë raportet e SHBA, BE flisni për një regjim hibrid në Maqedoni, gjatë asaj kohe e drejta e proceseve demokratike ishte e mundur, njëjtë si në Shqipëri, por ku flisja me Hahn, Mogerinin, me gjithë lidershipin e evropian lusja për vendin tim që tu jepet datë e bisedimeve se ky ishte qëllim i vendit tim pa dallim të konfrontimeve tona si shtet.”-tha Zaev.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama konferenca rama-zaev kryeministri i maqedonise vizite ne shqiperi zoran zaev zoran zaev ne shqiperi edi rama konferenca rama-zaev kryeministri i maqedonise vizite ne shqiperi zoran zaev zoran zaev ne shqiperi

Sondazh

Poll