Aktualitet

23 Janar 2020, 16:10 Nga DOSJA

TIRANË– Noel Dishi, ekzekutori i Vilson Tafçiut që u vetëdorëzua sot në Policinë e Shtetit, mabnte edhe dy identitete të tjerë. Dosja.al mëson se Dishi njihej edhe me identitetet Miklovan Prifti dhe Noel Kolaveri. Me tre identitete, 29-vjeçari u vetëdorëzua në polici, ditën e sotme pas ‘çarkut’ të ngritur nga efektivët në bashkëpunim me babain e Dishit.

Dosja.al zbuloi se ishte pikërisht babai i 29-vjeçarit, ‘karremi’ që e solli Dishin me këmbët e tij pranë efektivëve.

Vilson Tafçiu Noka u ekzekutua me tre plumba në gjoks, mbrëmjen e të hënës në zonën e Astirit në Tiranë. 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë me dy vajza në momentin që u thirr nga jashtë nga miku i tij Noel Dishi dhe më pas u qëllua për vdekje në një rrugicë pas lokalit. Dy të rinjtë dyshohet se kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në Francë, në të cilat rezutonin të përfshirë.

 (f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet miklovan prifti noel dishi noel kolaveri vilson tafciu miklovan prifti noel dishi noel kolaveri vilson tafciu

Sondazh

Poll