Sport

Ironia e fatit/ Shqipëria “ngrin“ marrëdhëniet me Iranin… De Biasi merr drejtimin e kombëtares, shqiptari që tenton t

23 Janar 2020, 14:54 Nga DOSJA
Ironia e fatit/ Shqipëria “ngrin“ marrëdhëniet me

Një ndër ironizuesit më të mirë në jetë është fati. Kjo vlen për Iranin, shtet i cili aktualisht është në konflikt diplomatik me Shqipërinë, por po bën trajner të kombëtares një… shqiptar.

E kemi fjalën për 63-vjeçarin Gianni de Biasi, i cili pritet të firmosë një kontratë për 2 vite e gjysmë me Iranin, me synim kualifikimin e kombëtares së tyre në Botërorin 2020.

Ai është italian, por ka edhe pasaportë shqiptare. Duket mjaft interesante, sepse pika kulmore e karrierës së tij është kualifikimi i kuqezinjve në Euro 2016.

Shqipëria sot mbylli shkollën iraniane në Tiranë. Ne gjithashtu kemi dënuar ambasadorin e Iranit në Shqipëri dhe disa diplomatë të tjerë iranianë. Pas konfliktit SHBA-Iran, lideri i vendit aziatik ka kërcënuar Shqipërinë, ngaqë ne kemi aleancë me SHBA-në.

De Biasi e drejtoi për 6 vite Shqipërinë dhe ka rreth dy vite që nuk punon si trajner, pasi nuk ka gjetur skuadrën e duhur. Si do të përgjigjet ai, kur ta pyesin në Iran për mendimin e tij mbi shqiptarët? Po mediat iraniane, si do të reagojnë, kur ai të thotë të zakonshmen fjali: “Shqiptarët janë një popull i mrekullueshëm”?

Presim aventurën e tij të re, sepse që tani duket fantastike.

Po porositim kokoshkat këtej nga Tirana…

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport de biasi iran shqiperia de biasi iran shqiperia

Sondazh

Poll