27 Maj 2025, 16:51
Nga E. D
Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka reaguar pas përfundimit të hetimeve ndaj klientit të tij. Duke folur për gazetarët Cakrani i ka cilësuar akuzat të pabazuara dhe të motivuara politikisht. Nër të tjera avokati u shpreh se bëhet fjalë për tri akuza, korrupsion pasiv i funksionarëve të zgjedhur, pastrim i produkteve të veprës penale dhe fshehje të të ardhurave, por sipas tij, asnjëra prej tyre nuk qëndron.
“Janë tre akuza, korrupsioni pasiv i funksionarëve të zgjedhur, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe fshehje të ardhurave. Akuzat nuk qëndrojnë. Ato janë shpjeguar edhe gjatë fazës hetimore, por kur ai është marrë në pyetje. Ai pretendon dhe është e saktë se këto hetime përfunduan pas zgjedhjeve dhe kanë përfunduar në momentin kur në Shqipëri po diskutohet për terrorizimin e zgjedhjeve. Për të hequr vëmendjen nga problematikat e zgjedhjeve prokuroria vendosi të përfundojë hetimet.
Kemi të drejtat tona proceduriale, pasi të njihemi me aktet nëse do kemi pretendimet tona dhe nëse ka mangësi në hetime do bëjmë kërkesa jo vetëm për hetime shtese, por pse jo edhe për të pyetur dëshmitare që kanë dijeni për rrethanat e faktit. Shumë persona të tjerë që kanë qenë edhe pjesë e LSI, të cilët duhet të ishin të pandehur dhe jo zoti Meta, sot janë të lirë dhe ushtrojnë funksione publike”, tha Kujtim Cakrani.
kujtim cakrani
Politike
27 Maj 2025, 16:23
E. D
Michele Carbone
TIRANË- Drejtori i Përgjitshëm i Antimafias Italiane Michele Carbone ka folur për operacionin 'Ura'. Duke fo...
Politike
27 Maj 2025, 16:24
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka paraqitur një tjetër ankimim pran&eu...
Politike
27 Maj 2025, 16:00
E. D
foto ilustruese
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Mësohet se një drejtues ka humb...
Politike
27 Maj 2025, 15:49
E. D
Ilir Alihmemeti
TIRANË- Kandidati për deputetet, Ilir Alihmemeti, duke komentuar rezultatet e zgjedhjet të 11 majit është shprehu...
Politike
27 Maj 2025, 15:46
E. D
Igli Hasani
IZRAEL- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Izrael në një vizitë dy-ditore pune...
Politike
27 Maj 2025, 14:56
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosov...
Politike
27 Maj 2025, 14:41
N.F
Kryemadhi
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pasi doli nga seanca e mbajtur në Gjykatën e Posaçme. Krye...
Politike
27 Maj 2025, 14:30
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta komunikon live për herë të parë me gazetarët nga am...
Politike
27 Maj 2025, 14:23
N.F
Peci
KOSOVË- Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar nga autoritetet lidhur me dyshimet q&...
Politike
27 Maj 2025, 14:13
N.F
Jurgis Çyrbja
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e ish-deputetit socialist, ...