Politike

"Operacioni "Ura" nuk ka përfunduar ende"/ Drejtori i antimafias italiane: Kriminaliteti shqiptar në Itali është gjithnjë e më shumë dinamik

I pyetur mbi vonesën e ekzekutimit te vendimit të arresteve me 3 muaj, Michele Carbone u shpreh se kjo erdhi për shkak të përkthimit të materialeve nga SPAK.

27 Maj 2025, 16:23 Nga E. D
"Operacioni "Ura" nuk ka përfunduar ende"/ Drejtori i
Michele Carbone

TIRANË- Drejtori i Përgjitshëm i Antimafias Italiane Michele Carbone ka folur për operacionin 'Ura'. Duke folur në një intervistë për SYRI TV, Carbone tha operacioni u vendos të kryhet në bashkëpunim. I pyetur mbi vonesën e ekzekutimit te vendimit të arresteve me 3 muaj, Michele Carbone u shpreh se kjo erdhi për shkak të përkthimit të materialeve nga SPAK.

Ndër të tjera ai thesoi se pasi praktika u përkthye, u be koordinimi me palen italiane per ekzekutimin e vendimeve. Më tej ai tha operacionin 'Ura' nuk ka përfunduar ende, e hetimet po vijojnë. Gjithashtu ai ka deklaruar se kriminaliteti shqiptar në Itali është gjithnjë e më shumë dinamik e po fiton lidershipin në trafikun e kokainës.

“Operacioni u vendos të kryhet në bashkëpunim. Pas nënshkrimit të urdhër ndalimeve qe e nevojshme koha për të përkthyer materialet. Pati më pas dhe një marrëveshje mes autoriteteve gjyqësore të Tiranës me autoritetet e Tiranës për të ekzekutuar operacionin ku dhe unë vetë mora pjesë duke mbërritur në Tiranë. Një operacion i cili u mbyll pozitivisht" tha Michele Carbone për gazetaren Alba Kepi.

michele carbone

Sondazh

Poll