Politike

SPAK mbylli hetimet dhe e mori si të pandehur, Meta nga telefoni për mediat: Mezi po pres që të shkoj t'i uroj 83 mandate që i dhanë me Task-Forcën kundër opozitës

Nga telefoni i avokatit të tij, Kujtim Cakrani, Meta dhese mezi pret që të shkojë në gjyq që t'i uroj sipas tij prokurorët e SPAK për 83 mandate që thotë se ia dhanë PS-së me Task-Forcën kundër opozitës.

27 Maj 2025, 14:30 Nga M.B
SPAK mbylli hetimet dhe e mori si të pandehur, Meta nga telefoni për
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta komunikon live për herë të parë me gazetarët nga ambientet para godinës së SPAK ku është paraqitur për tu njohur me akuzat. Nga telefoni i avokatit të tij, Kujtim Cakrani, Meta dhese mezi pret që të shkojë në gjyq që t'i uroj sipas tij prokurorët e SPAK për 83 mandate që thotë se ia dhanë PS-së me Task-Forcën kundër opozitës. Ai shtoi se nuk do të kërkojë mbylljen e procedurës. 

 
 

"Në 15:12 mos gaboj dhe çuditërish akush nuk është paraqitur që të më shoqërojë për atje dhe kam dhe hallin e avokatit tim zotit Cakrani që po humbet kohën kot. Mezi po pres që të shkoj në radhë të parë dhe që t'i uroj 83 mandate që i dhanë me Task-Forcën e tyre kundër opozitës, por njëkohësisht edhe me Task-Forcën e tyre për të mos vepruar kundë terroristëve elektoralë të Edi Ramës, në këmbim të mandatit që ata presin nga Edi Rama që të jenë të përjetshëm. Nuk i kuptojnë dot krimet elektorale të Edi Ramës të inceneratorit, nuk ekziston.

Mezi pres dhe nuk kam ndërmend të kërkoj as mbylljen e procedurës, asgjë. Mezi po pres në sallën e gjyqit ku do jeni ju ku do ketë gazetarë e ndërkombëtarë në mënyrë që të shikoni ato shkrimet që kanë bërë e që falenderojnë keta të SPAK-ut edhe të shikojmë edhe faktet dhe provat se çfarë është kjo organizatë në shërbim të Edi Ramës, pjellë e një vendimi antikushtetues me 69 vota të prokurorit të Përgjithshëm Arta Markut që zgjodhi KLP-në në mënyrë të paligjshme dhe pastaj zgjodhi edhe këta", tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll