Politike

"Për mua nuk ka rëndësi ana emocionale, por të kuantifikohet puna"/ Alimehmeti: Jam kontaktuar dhe falënderuar nga Berisha

Alimehmeti deklaroi se për të nuk ka rëndësi ana emocionale, por që puna të kuantifikohet.

27 Maj 2025, 15:49 Nga E. D
"Për mua nuk ka rëndësi ana emocionale, por të
Ilir Alihmemeti

TIRANË- Kandidati për deputetet, Ilir Alihmemeti, duke komentuar rezultatet e zgjedhjet të 11 majit është shprehur se e ka takuar kryedemokratin Sali Berisha dhe e ka falenderuar. I ftuar në rubrikën opinion në News24, Alimehmeti deklaroi se për të nuk ka rëndësi ana emocionale, por që puna të kuantifikohet.

I pyetur se përse PD-ja i humbi zgjedhjet, ai tha se do të bëhet një analizë në vijim në parti, por shtoi se votuesit e tij kanë dalë për të shprehur vullnetin. Sipas Alimehmetit, çdo gjë ka etapa dhe se për momentin procesi ende nuk është mbyllur, e se kur ai të mblidhet, atëherë mund të nisë analiza në parti.

“Jam kontaktuar dhe falënderuar nga Berisha, më ka falënderuar për rezultatin në zgjedhje. Nuk e di nëse është befasuar për rezultatin. Për mua nuk ka rëndësi ana emocionale, e rëndësishme është të kuantifikohet puna. Nuk mund të digjen etapat. Proceset kanë etapa, fillimisht është procesi, ende mund të ketë rinumërime, ka Kolegje Zgjedhore etj, kur të mbarojë procesi, ne do kemi një analizë.

Pasi bëhet analiza, shikohen pikat e forta dhe të dobëta. Listat ndoshta kishin mundësi që të bëhen më mirë, e kemi thënë këtë dhe më herët.  Kryesia është mbledhur e me radhë dhe do të marrim vendime përkatëse. Unë shikoj pjesën time, për momentin. Jam në vizione specifike aktualisht dhe më pas mund të bëhet analizë më e gjerë”, tha Alimehmeti.

ilir alihmemeti

Sondazh

Poll