27 Maj 2025, 15:46
Nga E. D
Igli Hasani
IZRAEL- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Izrael në një vizitë dy-ditore pune në kuadër të Konferencës Ministrore për Luftën kundër Antisemitizmit, e cila organizohet nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA).
Në margjinat e këtij organizimi, Ministri Hasani zhvilloi një takim me homologun e tij izraelit, Gideon Sa’ar, me të cilin vlerësuan bashkërisht marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa i kushtuan rëndësi thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
Në lidhje me luftën kundër antisemitizmit, Hasani është shprehur se: “Shqipëria qëndron e palëkundur kundrejt çdo forme të antisemitizmit, si dhe të çdo lloji të shprehjes së intolerancës apo paragjykimit ndaj popullit hebre”.
Ai ka cilësuar edhe disa prej masave të ndërmarrave nga vendi ynë në këtë kuadër si: kalimi i të gjithë legjislacionit kundër antisemitizmit; të qënurit aktiv si vend vëzhgues i IHRA; Muzeu “Besa” në Tiranë dhe Muzeu Hebraik Shqiptar që janë aktualisht në proces; integrimi i Holokaustit në kurrikulat arsimore; aktivizmi në arenën ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore etj.
Gjatë vizitës në Jeruzalem, Ministri Hasani u takua gjithashtu edhe me z. Amir Ohana, Kryetari i Parlamentit te Izraelit – Knesset - me të cilin nënvizuan bashkërisht rëndësinë e rritjes së ndërveprimit ndër-parlamentar duke inkurajuar vizitat në të dy anët dhe shkëmbyer përvojat me njëri-tjetrin.
“Fluturimet direkte mes Shqipërisë dhe Izraelit– tashmë 5 herë në javë dhe me impakt të drejtpërdrejtë në sektorin e turizmit – duhet të shërbejnë si një ogur i mirë për të çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme që lidhen me sigurinë, infrastrukturën, shëndetësinë, teknologjinë, inovacionin, bujqësinë etj.” – është shprehur Hasani përgjatë takimit me Ohana.
Konferenca Ministrore për Luftën kundër Antisemitizmit është një aktivitet i nivelit të lartë që zhvillohet në Jeruzalem në kontekstin e presidencës izraelite të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA). Këtu marrin pjesë ministra të jashtëm, diplomatë, drejtues të institucioneve qendrore të Izraelit, të dërguar të posaçëm, si dhe ekspertë nga vendet anëtare ose vëzhguese të IHRA.
igli hasani
Politike
27 Maj 2025, 14:56
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosov...
Politike
27 Maj 2025, 14:41
N.F
Kryemadhi
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pasi doli nga seanca e mbajtur në Gjykatën e Posaçme. Krye...
Politike
27 Maj 2025, 14:30
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta komunikon live për herë të parë me gazetarët nga am...
Politike
27 Maj 2025, 14:23
N.F
Peci
KOSOVË- Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar nga autoritetet lidhur me dyshimet q&...
Politike
27 Maj 2025, 14:13
N.F
Jurgis Çyrbja
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e ish-deputetit socialist, ...
Politike
27 Maj 2025, 13:45
N.F
Kos
TIRANË- Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në një intervistë për televizionin gjerman, WELT TV, foli pë...
Politike
27 Maj 2025, 13:43
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat të premten në Gjirokastër. Kjo mbledhje vjen pas fitores s&eum...
Politike
27 Maj 2025, 13:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka komentuar nisjen e stërvitjes “Defender Europe 25” në Shqipëri....
Politike
27 Maj 2025, 13:22
M.B
Jamamber Malltezi
TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së Jamarbër Malltezi njëherësh dhe dhëndri i kreut...
Politike
27 Maj 2025, 13:09
N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat u pyet nga gazetarët nëse ia v...