Politike

Kryemadhi: Hetimet vazhdojnë, procesi do të vijojë me ballafaqim në gjykatë!

Kryemadhi ironizoi procesin dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama si “prokuror të vërtetë” të çështjes.

27 Maj 2025, 14:41 Nga N.F
Kryemadhi: Hetimet vazhdojnë, procesi do të vijojë me ballafaqim
Kryemadhi

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pasi doli nga seanca e mbajtur në Gjykatën e Posaçme. Kryemadhi në lidhje me pyetjen nëse u takua me ish bashkëshortin Ilir Meta në gjyq, u shpreh se nuk ishte i pranishëm pasi Drejtoria e Burgjeve s’kishte marrë masa për ta dërguar.

Ajo më tej u shpreh se hetimet vazhdojnë dhe se dosja është voluminoze. Kryemadhi ironizoi procesin dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama si “prokuror të vërtetë” të çështjes. Ajo deklaroi se është e gatshme të përballet me drejtësinë dhe se procesi do të vijojë me ballafaqim në gjykatë.

"Unë kam fajin që urdhër arreste që kanë ardhur nga bari për bandat e Durrësi u vonuan nga marsi deri në prill. Gjoka ka pasur ndikimin tim që i vonoi urdhër arrestet. Ishin gjithë këto faqe që ishin për t’u firmosur, besoj që shumë shpejt vazhdojnë akoma. Janë në proces hetimi, do kemi edhe një thirrje tjetër. Meqë erdha sot nuk do vij të hënën e parë të qershorit për t’u paraqitur. Për një gjë më vjen keq, që kur nis gjyqi do ta bëjmë të hapur. Unë sipas SPAK për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën. 

Nuk e takova se drejtoria e burgjeve s’kishte marrë masa për ta sjellë në zyrat e SPAK, është hera e disatë që drejtoria e burgjeve nuk e njofton. Më thanë që do të mi japin shpejt, e tëra ajo që është vetëm prokuroria do të ketë evidencat e veta, ne do të kemi tonat. Mendoj që mund të ketë dy tre gjëra që do të presin. Më thanë që padia e CEZ DIAS është e 2017-ës, besoj duhet të ketë përfunduar tha. Atyre të filmit u ka ardhur inat se më ka ardhur radha, nuk jam vetëm artiste por edhe organizatore. Me fat, është film artistik, një djalë i ri që ka një ëndërr. I realizon ballafaqimet, i realizon një shtyse të vogël që ndodh," tha ajo.

kryemadhi

Sondazh

Poll