Politike

Fitorja e zgjedhjeve, Rama mbledh ministrat të premten në Gjirokastër

Ditën e djeshme Rama mblodhi deputetët socialistë të listës së hapur dhe të mbyllur të zgjedhjeve të 11 majit në pallatin e Brigadave në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka paralajmëruar lëvizje në udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe në qeveri.

27 Maj 2025, 13:43 Nga M.B
Fitorja e zgjedhjeve, Rama mbledh ministrat të premten në
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat të premten në Gjirokastër. Kjo mbledhje vjen pas fitores së mandatit të katërt në zgjedhjet e 11 majit. 

Ditën e djeshme Rama mblodhi deputetët socialistë të listës së hapur dhe të mbyllur të zgjedhjeve të 11 majit në pallatin e Brigadave në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka paralajmëruar lëvizje në udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe në qeveri.

Kryeministri u shpreh se duhet që të bëjnë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Ai theksoi gjithashtu se duhet një mirëkuptim i plotë mes tyre, sepse do ta përdorin si fuqinë e mandatit të katër. 

"Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade. Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten. Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll