Politike

Stërvitja “Defender Europe 25” në Shqipëri/ Rama: Synon rritjen e ndërveprimit me forcat aleate

Ai e konsideroi stërvitjen si rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve.

27 Maj 2025, 13:34 Nga M.B
Stërvitja “Defender Europe 25” në Shqipëri/ Rama:
Foto ilustruese

TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka komentuar nisjen e stërvitjes “Defender Europe 25” në Shqipëri. Ai e konsideroi stërvitjen si rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve. Gjithashtu Rama shprehet se “Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantik.

Reagimi i Edi Ramës:

Ka nisur zyrtarisht në orët e para të mëngjesit stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25” Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara. “Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantik.

 

edi rama

Sondazh

Poll