Politike

Malltezi kërkon heqjen e masës "arrest shtëpie", çështja kalon për gjykim

Bëhet me dije se avokatët e Malltezit argumentojnë se tashmë çështja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe nuk ekzistojnë më kushtet për mbajtjen e kësaj mase.

27 Maj 2025, 13:22 Nga M.B
Malltezi kërkon heqjen e masës "arrest shtëpie",
Jamamber Malltezi

TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së Jamarbër Malltezi njëherësh dhe dhëndri i kreut të PD-së Sali Berisha, Jamamber Malltezi i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për të revokuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Bëhet me dije se avokatët e Malltezit argumentojnë se tashmë çështja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe nuk ekzistojnë më kushtet për mbajtjen e kësaj mase.

Gjithashtu ata kërkojnë që klienti i tyre të përballet me drejtësinë në gjendje të lirë, duke theksuar se masa e arrestit shtëpiak nuk është më e justifikuar në këtë fazë të procesit.

jamarbër malltezi

Sondazh

Poll